Ministri i Brendshëm e shkreton me gjuhën shqipe

Ministri i Brendshëm e shkreton me gjuhën shqipe

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në postimin e fundit ia ka huqur shumë me gjuhën shqipe.

Në statusin e tij ku njofton se sot ka pasur një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, ministrin e financave Bedri Hamzën dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, ai nuk ka ditur të shënojë fjalën “Sot”, përcjell Gazeta Insajderi.

Në vend të fjalisë “sot” ai ka shkruar “sodë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e “tmershëm” të ministrit Mustafës.