Ministri i Brendshëm ia huq në drejtshkrim – nuk di të shkruaj fjalën “sot”

Ministri i Brendshëm ia huq në drejtshkrim – nuk di të shkruaj fjalën “sot”

Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme si duket ka probleme në drejtshkrim. Në postimin e tij të fundit ai nuk ka ditur ta shkruaj fjalën “sot”.

Mustafa e ka shkruar atë me “ë” sotë.

Këtë fjali ai e ka shkruar në postimin e tij në Facebook, ku ka njoftuar se është takuar me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj.

“Sotë takova Kryeministrin R.H. ju falenderova për mbështetejen dhe rrugëtimin e përbashkët të deri tanishëm ne qeverisjen e vendit.Krenohem me punen e juaj Kryeministër”, ka qenë postimi i Mustafës.

Për gabimet e rënda drejtshkrimore po kritikohet nga shumë persona.

Pas reagimeve, Ekrem Mustafa e ka fshirë postimin. Më pas e ka publikuar një postim të ri, që ka më pak gabime.