Ministri i Drejtësisë reagon për vrasjen e dyshimtë në Skenderaj

Ministri i Drejtësisë reagon për vrasjen e dyshimtë në Skenderaj

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me vrasjen e dyshimtë në fshatin Prekaz i Epërm.

Në reagimin e Tahirit thuhet se është i tronditur me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj.

:Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë”, thuhet në reagimin e Tahirit.

Ai shtoi se “I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë”.

Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditës së sotme se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dërguar trupin e viktimës për obduksion për ta identifikuar ndërsa deri më tani ata ende nuk kanë dal me një raport zyrtar lidhur me këtë rast. /Insajderi.com