Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton të premten Kosovën

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton të premten Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, të premten do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.

Kryediplomati grek do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi Gërvalla – Dendias do të zhvillohet nga ora 10:30.

Ndërkaq, ata do të dalin në një konferencë të përbashkët për media pas orës 11:00. /Insajderi.com