Ministri i Jashtëm grek të premten e viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm grek të premten e viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të premten do ta vizitojë Prishtinën.

Greqia është njëra ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, do ta pres nesër homologun e saj grek.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, thuhet se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi Greqia ende nuk e ka njohur vendin tonë.

“Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com