
Khemais Jhinaoui, Ministër i Jashtëm i Tunizisë ka reaguar për takimin në Neë York me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Nëpërmjet Twitter, diplomati thotë se takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës ishte i rastësishëm dhe nuk është folur për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Takimi me ministrin e jashtëm të Kosovës në OKB ishte i rastësishëm, dhe nuk pati asnjë substancë, dhe as ndonjë lidhje me raportet në të ardhmen ndërmjet dy palëve”, ka shkruar kryediplomati i Tunizisë, shtet afrikan që nuk e njeh Kosovën.
The encounter with FM of kosovo at the UN was coincidental and it didn't deal with substance, neither with futur relations between the two parties.
— Khemaies Jhinaoui (@Jhinaoui_MAE) September 28, 2018
Ministri i Jashtëm i Kosovës, e kishte postuar një fotografi me Jhinaouin në Twitter ku kishte shkruar se kishin diskutuar për “vullnetin e fuqishëm të të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në ekonomi, tregti dhe turizëm”.
Great exchange with #Tunisia?? FM Khemaies Jhinaoui on #Kosovo??-#Tunisia?? relations and our strong willigness to enhance the bilateral cooperation between our two countries especially focusing on economy, trade & tourism. pic.twitter.com/1nTegEb33i
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) September 27, 2018
Edhe ministri i jashtëm i Marokut këtë javë tha se Pacolli iu imponuar se dhe shteti i tij nuk e ka në plan njohjen e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do të dërgojë një note proteste në Kombet e Bashkuara për shkak të pranisë së anëtarëve të delegacionit nga Prishtina në sesionet e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.