Ministri i shkarkuar: Kushdo që e kundërshton AKI-në e pëson keq

Ministri i shkarkuar: Kushdo që e kundërshton AKI-në e pëson keq

Ish-ministri i Punëve të Brendshme i cili u shkarkua nga Kryeministri Haradinaj, ka thënë se nuk ka mundur ta neglizhoj vendimet të cilat i jep Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI).

“Unë nuk do ta kisha neglizhuar AKI-në, sepse e kam pasur një analizë nga një institucion i rëndësishëm, ku në mënyrë shumë të qartë shkruan se këta persona janë të rrezikshëm për vendin”.

Po ashtu ai ka thënë se kush do që e kundërshton AKI-në mund ta pësojë keq.

“Nuk mundesh ta ndalësh AKI-në. Kushdo që e ndal, sigurisht shkakton kundërvajtje shumë të rëndë”.

Largimin e tij nga pozita e Ministrit të Brendshëm, Sefaj e sheh më shumë si lojë politike.

“Nuk e kuptoj pse loja politike mund të arsyetohet me këtë çështje. Kanë mundur të më thonë: ‘Dëgjo, është mirë të largohesh ti, nuk kemi shumë deputetë dhe e kemi menduar kështu’, ose se ‘duhet të bie një kokë’. Në rregull është, unë do ta kuptoja”, ka shtuar ndër tjera ish-ministri Sefaj.

“Aftësia e menaxhimit të një politikani këtu vlerësohet nga vetë politikanët se ‘sa koka ai arrin t’i presë në një moment’. Por, prerja e kokave pa asnjë analizë ka shkaktuar një problem të madh”, ka thënë Sefaj.