fbpx

Ministri i Zhvillimit Ekonomik thotë se shpëtimi i Telekomit është privatizimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik thotë se shpëtimi i Telekomit është privatizimi

Gjendja e Telekomit të Kosovës nuk është aspak e kënaqshme këtë e deklaron edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lluka ka thënë se i vetmi shpëtim i Telekomit është privatizimi, dhe asnjë formë tjetër.

Numri i punëtorëve, përgjegjësia që ka Telekomi, si dhe ndikimi i vazhdueshëm politik sipas Llukës e bëjnë të paevitueshëm edhe falimentimin kësaj ndërmarrjeje.

Lluka shton se privatizimi do ta hapte prespektivën jo vetëm për punëtorët e Telekomit, por edhe të përmirësonte kualitetin e shërbimeve si dhe numrin e tyre.

Lluka bën të ditur se duhet të bëhet privatizimi i një pjese të madhe të Telekomit, pasi në planet shtetërore është që Kosova të mbetet aksionare, diku prej 25% deri në 49%, pasi sipas Llukës këto aksione do të kenë më shumë vlerë sesa vlera totale e Telekomit momentalisht.