Ministri japonez jep dorëheqje sepse ka dhënë para përkrahësve të vet

Ministri i tregtisë i Japonisë ka dhënë dorëheqje vetëm një muaj pasi është zgjedhur për këtë pozitë sepse është zbuluar se kishte dhënë para përkrahësve të tij në zgjedhje.

Ministri japonez jep dorëheqje sepse ka dhënë para përkrahësve të vet

Kryeministri Shinzo Abe ka pranuar dorëheqjen e Issu Sugawara dhe ka kërkuar falje që e ka emëruar atë për ministër.

Abe e ka emëruar për ministër të ardhshëm të tregtisë Hiroshig Seko, ish ministrin për reformën regullative.

Abe ka thënë se Sugawara ka dhënë dorëheqje sepse nuk ka dashur që me skandal ta pengojë punën e Parlamentit ku kohë më parë ishte kritikuar ashpër pasi një revistë kishte publikuar se ai në qarkun e tij zgjedhor kishte dhënë para përkrahësve të tij.

Edhe pse këto pagesa konsiderohen donacione, ato janë në kundërshtim me ligjin japonez./Insajderi.com.