Ministri i Jashtëm grek viziton Maqedoninë

Ministri i Jashtëm grek viziton Maqedoninë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, viziton sot Shkupin.

Bisedimet pritet të përqendrohen në ndërtimin e besimit, pasi marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë mbeten të tensionuara me vite, për shkak të emrit të Maqedonisë.

Athina insiston që emri Maqedoni të përdoret për provincën e saj veriore dhe u ka vënë veto disa përpjekjeve të Shkupit për t’iu bashkuar NATO-s dhe për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Si rezultat, Athina, Brukseli dhe Kombet e Bashkuara i referohen asaj si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë kanë thënë se Kotzias do të bisedojë me zyrtarët në Shkup për përmirësimin e bashkëpunimit në ekonomi, transport dhe infrastrukturë.