Ministri: Javën tjetër hapet konkurs për 27 gjyqtarë të rinj

Ministri: Javën tjetër hapet konkurs për 27 gjyqtarë të rinj

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke perënduar numrin e gjyqtarëve të punësuar, ka thënë se i plotësojnë nevojat e Republikës së Kosovës

Ka thënë se javën tjetër do të hapët konkurs për 27 gjyqtarë të rinj.

“Gjatë vitit 2017-2018, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë kanë filluar punën 94 gjyqtarë të ri si rezultat i përkrahjes nga Ministria e Financave. Janë në rekrutim e sipër edhe 37, që është në përfundim procesi i rekrutimit dhe në javën tjetër hapet konkursi për 27 të ri, pra në total numri i gjyqtarëve të ri brenda vitit 2017-2018 dhe tre mujorshi i ardhshëm i vitit 2019, do të jetë 158 që kjo do të thotë i plotësojmë nevojat e Republikës së Kosovës sa i përket numrit të gjyqtarëve brenda sistemit tonë gjyqësor. Sa i përket çështjes së bashkëpunëtorëve profesional, siç e tha edhe ministri i financave numri në total ka qenë 295 për të dy këshillat për vitin 2018, diku në masë 70 % të tyre është plotësuar”, tha ai.