Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë sot Komunën e Kaçanikut, ku do të takohet në objektin e Komunës me kryetarin Besim Ilazi.
Më pas, ministri Gashi e kryetari Ilazi do të inspektojnë punimet në palestrën e sportit.
Ministria njofton se në ora 14:00, do të përurohet stadiumi i qytetit të Kaçanikut.