Një muaj pas ngritjes së aktakuzës

Ministri që Isa Mustafa nuk po guxon ta shkarkojë

Ministri që Isa Mustafa nuk po guxon ta shkarkojë

Premtimi i kryeministrit të Kosovës për të pezulluar secilin zyrtar të institucioneve të Kosovës që ka të ngritur aktakuzë nga prokuroria, nuk po zbatohet që gati 4 javë ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, i është ngritur aktakuzë me 15 mars nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimin se kreu veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, ministri në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojë dëme ministrisë përkatëse.

Ministri Jevtiq, në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, kishte nxjerr vendimin me të cilin i jepte në shfrytëzim të përhershëm të një automjeti zyrtar një kompanie private serbe në Kosovë, “përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë”.

Kryeministi kishte premtuar se nuk do të tolerojë askënd në kabinetin e tij ndaj të cilit është ngritur aktakuzë.

Në qeveri, një javë më parë, thonin se Dalibor Jevtiq do të shkarkohet nëse nuk e liron pozitën e ministrit. Zyrtarët qeveritarë nuk japin ndonjë datë se deri kur do ta presin ministrin të reflektojë.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit  kishte thënë për KTV-në, se pavarësisht që Jevtiq vjen nga radhët e Listës Serbe, ai do ta ketë fatin e njëjtë sikur zyrtarët tjerë me aktakuza të ngritura.

Por kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur.

E hiq më pak se sot,  Lista Serbe e kushtëzoi kryeministrin se nëse nuk e emëron dikë nga partia e tyre,  në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, atëherë deputetët e këtij subjekti do të mbështesin mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa./Insajderi.com

Kushti i Listës Serbe për kryeministrin: Ose na jep postin e ministrit ose të rrëzojmë