Ministri Reçica ka një lajm për pensionistët

Ministri Reçica ka një lajm për pensionistët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, është deklaruar rreth pensioneve dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët për t’i marrë ato, njofton Insajderi.

Ai është pyetur edhe për ndalimin e punës së një zyre në Lipjan, ku qytetarët janë paraqitur për të vazhduar pensionin, por kjo zyre ka qenë jashtë funksionit pasi që zyrtari i saj ka qenë në pushim.

“Në rast se kemi pasur ndonjë rast me Covid-19 apo dyshime për infektim, ne kemi reduktuar punën tonë në maksimum. Deri më tani, pensionistët nuk kanë pasur nevojë që të paraqiten fare shkaku i pandemisë, por do ta marr vesh edhe për zyrën në Lipjan se si është puna, sepse besoj që duhet të jetë ndonjë zyrtar tjetër aty”, ka thënë Reçica.

I pari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka theksuar se edhe pse mund të ketë probleme dhe vonesa, asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova. /Insajderi.com