Ministri Reka ka një njoftim për liberalizimin e vizave

Ministri Reka ka një njoftim për liberalizimin e vizave

Ministri në detyrë i  Punëve të Jashtme të Kosovës, Blerim Reka përmes një postimi ka bërë të ditur që Parlamenti Evropian ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën.

Ai ka falenderuar raportuesin për Ballkanin Perëndimor Toni Picula, për premtimin e dhënë.

“Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Sot, Komiteti për Poltikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën”, ka shkruar Reka.