Ministri serb i mbrojtjes deklarohet për futjen e xhandarmerisë serbe në Karaçevë

Ministri serb i mbrojtjes deklarohet për futjen e xhandarmerisë serbe në Karaçevë

Në Kosovë janë munduar ta paraqesin si të paligjshme dhe shkelje të marrëveshjeve, por ushtria serbe ka patrulluar bashkë me KFOR-in, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin, në një fjalim të tij në Krushevac, pohoi se ky patrullim ishte një aktivitet i rregullt, raporton Tanjug, përcjell Insajderi.

“Prishtina është përpjekur të sulmojë ushtrinë tonë për tre ditë duke pretenduar se Ushtria Serbe hyri në Karaçevë në Kosovë në mënyrë të paligjshme, edhe pse anëtarët e ushtrisë serbe ishin në një patrullë të përbashkët me KFOR-in”, ka deklaruar Vulin.

“Janë përpjekur ta sulmojë ushtrinë tonë për tre ditë, por fakti është se ata duan të vendosin policinë e Kosovës në patrullat tona për të kontrolluar lëvizjen e forcave tona”, pohoi Vulin.

“Ata po përpiqen të na akuzojnë se nuk respektojmë marrëveshjet dhe detyrimet dhe shkelim linjën administrative, por e vërteta ‘vetme një patrullë e njëkohshme midis anëtarëve të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it”./Insajderi.com

Image

NATO PËR INSAJDERI.COM: ME XHANDARMËRINË SERBE KISHTE PATRULLIME TË SINKRONIZUARA, NË TË ARDHMEN DO KEMI PATRULLIME EDHE ME FSK-NË