Ministri serb: Shqiptarët do të ishin të lumtur nëse serbët nuk do të ekzistonin fare

Ministri serb: Shqiptarët do të ishin të lumtur nëse serbët nuk do të ekzistonin fare

Shqiptarët do të ishin të lumtur nëse Serbia dhe serbët nuk do të ekzistonin fare, ka thënë Aleksandër Vulin, kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi dhe Ministër i Punëve të Brendshme atje, në një intervistë të tij për TV Prva, njofton Insajderi.

Ai këto deklarata i ka thënë kur i është kërkuar të komentojë ri-fillimin e dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel, dhe njoftimin për padinë për gjenocid që qeveria e Kosovës ka thënë se po e përgatit për Serbinë.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rastin e fundit të liturgjisë së klerikëve ortodoksë serbë, në Kishën “Krishti Shpëtimtar” në Prishtinë, kishë e cila është ndërtuar pa leje në kampusin e Universitetit.

Ndërsa, duke folur për dialogun që këtë muaj ri-nis në Bruksel, Vulin tha se “nuk jam optimist aspak”./Insajderi.com