Ministri serb: Sulmeve të serbëve në Kosovë do t’iu kisha përgjigjur me demonstrim të forcës

Ministri serb: Sulmeve të serbëve në Kosovë do t’iu kisha përgjigjur me demonstrim të forcës

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia është në pozitë të vështirë, e ballafaquar me forcën e të mëdhenjve që kërkojnë të arsyetohet shkelja e tyre e të drejtës ndërkombëtare dhe dhuna që e kanë zbatuar.

Ai ka shtuar se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, gjendet kryetari që ka guximin të përballet me më të fortin nga vetja dhe i cili po përballon presionet.

“Vuçiqi po lufton, ka thënë Vulini duke u përgjigjur në pyetjen se në çfarë situate të vështirë gjendet aktualisht Serbia kur bëhet fjalë për Kosovën dhe a do t’ia dalë ai të nxjerrë maksimumin”, tha ai.

Ai ka thënë se është shumë vështirë të flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përkatësit, me atë që ai e ka akuzuar të përdorë dhunë dhe të mos e mbajë fjalën.

“Unë, sulmeve ndaj serbëve do t’i kisha përgjigjur me demonstrim të forcës, por Vuçiq…..“Haptas ju gënjejnë, por kjo nuk është çështje e zgjidhjes, kjo është çështje e asaj që duhet bërë për popullin dhe vendin tënd, thotë Vulin duke folur për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar ai, përcjell tanjug.

Ai thotë se “sulmi ndaj Gjuriqit, ka qenë i planifikuar të bëhej në pjesën veriore dhe se ishte përpjekje e dështuar për t’i frikësuar serbët, t’i dëbojnë serbët nga Kosova. Ai ka shtua se në Kosovë mund të hyjë kur të dojë e të dalë nga atje po ashtu kur të dojë deh atje ku ka nevojë.

“Por kjo është çështje e vlerësimit tonë politik e jo e dhunës ndaj Prishtinës. Më kanë arrestuar edhe mua më herët, por nuk kanë pasur sukses ta ndalojnë as punën tonë dhe as politikën tonë”, ka shtuar Vulin.