Ministri Shala do të prezantojë fondin prej 4 milionë euro për ndërmarrje

Ministri Shala do të prezantojë fondin prej 4 milionë euro për ndërmarrje

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantoj Fondin për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vlerë prej katër milionë euro.

Po ashtu, Shala do të bëj prezantojë platformën për regjistrimin e bizneseve dhe kuadrove në diasporë.

“Ju njoftojmë se sot (e mërkurë, datë 18 shtator) ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të mbajë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. Po ashtu, ministri Shala do të bëj lansimin e platformës për regjistrimin e biznese të cilat ofrojnë shërbime jashtë vendit dhe kuadrove në diasporë”, ka njoftuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Konferenca për media e ministrit Shala mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i tretë, përballë New Born-it.

Ditë më parë, Shala ka thënë se brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.