Ministri Vitia flet për dy viktimat e koronavirusit – Ka një porosi për qytetarët

Ministri Vitia flet për dy viktimat e koronavirusit – Ka një porosi për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për dy viktimat që humbën jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi.

Ai i ka ftuar qytetarët që të kenë solidaritet dhe vetëdisiplinë të pashembullt, transmeton Insajderi.

“Ju e dini që nuk duhet të dilni vetëm nëse e keni të domosdoshme. Kur dilni të mbani distancën dhe t’i keni mjetet mbrojtëse dhe të zbatoni rregullat e higjenës. Rregullat e zbatuara shpëtojnë jetë. Mbajeni në mend që secila e secili ka mision të mbrojë jetën dhe shëndetin publik. Jemi bashkë në vështirësi dhe hidhërime!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një person nga Prishtina dhe një nga Prizreni që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Deri më tash numri i të vdekurve në vendin tonë nga ky virus është tre