Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë apel tek qytetarët e Kosovës që t’i zbatojnë masat e dërmarra nga Qeveria si masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit i njohur si Covid-19, shkruan, Insajderi.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti, ka thënë se këto dy apo tri javët e ardhshme janë vendimtare të luftës së përbashkët kundër koronavirusit.
Por, ka theksuar se në këtë luftë, tani qytetarët e kanë rolin vendimtar duke zbatuar të gjitha masat.
“Nëse qytetarët nuk i zbatojnë masat që ka marr qeveria është e kotë qfarëdo që bëjmë ne. Dy tre javët e rdhshme janë vendimtare për luftën tonë. Nëse jemi në krye të detyrës, do ta kalojmë këtë situatë serioze me sa më pak pasoja”, ka thënë Vitia, raporton Insajderi.
Ministri Vitia ka përmendur si shembuj neglizhencën e disave vendeve evropiane për parandalimin e koronavirusit.
“Jemi dëshmitar që vendet dhe qyetatarët të cilat kanë neglizhuar këtë sëmundje sado që kanë pasur mjekësi të zhvilluar situata ka dal nga kontrolli”, shtoi ai.
Prandaj, ai ka pasur kërkesë për qytetarët që të shndërrohen në heronj në luftën ndaj këtij virusi.
“Meqë unk kemi as ilaqe as vaksinë, e vetmja armë që kemi është kudesi, solidariteti dhe disiplina krejt qka duhet të bënië shtë të rrini në shtëpi me të dashurit tuaj. Nëse deri sot kanë qenë heronjë perosoneli mjekësor nga sot duhet t’i bashkohemi këtyre sfidave të mantelbardheve. Rrini në shtëpi mbani distancn dhe higjienën personale e familjare”, u shpreh Vitia. /Insajderi.com