Ministri Zemaj: Më shumë se gjysmë milioni maska vijnë si donacion nga diaspora për qytetarët

Ministri Zemaj: Më shumë se gjysmë milioni maska vijnë si donacion nga diaspora për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën e sotme të mbajtur për media, lidhur me situatën e krijuar së fundmi me pandeminë Covid-19 në vend, ka njoftuar se më shumë se gjysmë milioni maska vijnë si donacion nga diaspora në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se ndër prioritetet e Qeverisë, është edhe pajisja e qytetarëve me masa mbrojtëse, që sipas tij, nënkupton se ky donacion i ardhur nga diaspora, do të jetë në duar të qytetarëve.

“MSH ka shpërndarë resurse të reja, 200 profesionistë në funksion të menaxhimit të Covid-19. Kemi hapur procesin e licencimit të institucioneve private për testime sterologjike. Jemi në proces të mbarë të procedurave për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për PCR. Me këtë qëllim unë kam zgjeruar edhe kapacitetet këshilluese. Vendimet e reja si MSH-së do të bazohen edhe nga opinionet dhe diskutimet që i merr bordi për masat e reja të cilat jemi në përgatitje”, ka thënë ai.

“Në kuadër të gjitha këtyre, prioritet është edhe pajisja e qytetasve me masa mbrojtëse. Sot do të ndajë një informacion që është i rëndësishëm dhe të cilin plan e kemi hartuar së bashku. Një donacion i ardhur me iniciativën e miqve tanë që jetojnë në diasporë: janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të jenë në duar të qytetarëve”, ka përfunduar Zemaj. /Insajderi.com/