Ministri Zemaj pas vdekjes së mjekut Fadil Zuka nga coronavirusi: Do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar

Ministri Zemaj pas vdekjes së mjekut Fadil Zuka nga coronavirusi: Do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar pas vdekjes së mjekut Fadil Zuka nga Vitia, i cili është edhe mjeku i parë Kosovar që ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Zemaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zukës, me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka shtuar se mjeku vitias do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar dhe të vlerësuar nga kolegët dhe pacientët.

“Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm”, ka shkruar Zemaj, njofton Insajderi.com.

Me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut familjar dr. Fadil Zuka, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij,…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, July 21, 2020

 

Lajmin për vdekjen e Fadil Zukës e kanë konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës. /Insajderi.com/