Ministria Dumoshi premton financimit e festivalit “Flaka e Janarit”

Ministria Dumoshi premton financimit e festivalit “Flaka e Janarit”

Ministria Vlora Dumoshi dje në takimin me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, nënshkroi marrëveshjen për financimin e manifestimit “Flaka e Janarit” në Gjilan.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se ishte e lumtur për nënshkrimin e këtij memorandum. “Sot është një ditë e veçantë, 2 Korriku, sikur tha edhe kryetari Haziri. Kemi bërë memorandumin e bashkëpunimit të manifestimit tradicional, që shpejt do të hyn në trashigimi shpirtërore” tha ajo.

Ndërsa kryetari Haziri tha se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë, tregon kujdes institucional ndaj komunës së Gjilanit.