Ministria e Arsimit do të organizojë mësim alternativ për 441 nxënësit e Kamenicës

Ministria e Arsimit do të organizojë mësim alternativ për 441 nxënësit e Kamenicës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që organizojë mësim të përshpejtuar alternativ për 441 nxënësit në fshatrat e Komunës së Kamenicës, të cilët kanë humbur mësimin e rregullt.

Kjo për shkak të vendimeve që kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i ka marrë si pjesë e reformave në arsim.

Qindra nxënës mbeten pa vijuar mësimin. Për këtë ishin ankuar edhe prindërit.

Por, tash atyre do të ju mundësohet mësim alternativ, ndërsa Ministria e Arsimit kërkoi nga komuna që viti i ri akademik 2022/2013 të fillojë normalisht, duke e gjetur një zgjidhje.

“Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mos vijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Insajderi.com