Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bëhet me zëvendësministër të ri

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bëhet me zëvendësministër të ri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Xhavit Rexhaj, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit, i cili sot nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pranoi pesë emrat e propozuar për zëvendësministra nga LDK për Qeverinë Kurti.

“Xhavit Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit. Është profesor në Kolegjin AAB”, thuhet në njoftimin e kryetari të LDK-së Isa Mustafa.

Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit./ Insajderi.com