Ministria e Arsimit: Sot është ditë pune

Ministria e Arsimit: Sot është ditë pune

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka theksuar edhe njëherë se e hëna e 30 nëntorit është ditë pune në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ditë më parë mori vendim sfidues ndaj Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë pushim shkak i festës së 28 nëntorit.

Qeveria kishte vendosur që kjo ditë të jetë punë shkak i solidarizimit me punëtorët shëndetësisë të cilët janë në front kundër COVID-19. /Insajderi.com

Deklarata e plotë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar.

Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.

MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.

#MaskëDistancëHigjienë

#TiMbajmëShkollatHapur