Ministria e Brendshme pranon donacion nga SHBA-ja

Ministria e Brendshme pranon donacion nga SHBA-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim znj. Kimberly Riffe, atashe e ICITAP-it dhe z.Shaën Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Me këtë rast, u bë e ditur se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës, duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.

Ministri Veliu falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit duke biseduar edhe çështjet e tjera me rëndësi për punën dhe menaxhimin e suksesshëm të MPB-së. /Insajderi.com