Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge

Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge

Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar për mbylljen e rrugës Gërlicë Shtërpcë-Brezovicë.

Kjo për shkak të punimeve në projektin e Rehabilitetim e kësaj rruge regjionale.

“Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra”, thuhet në njoftim.

Ky bllokim i rrugës do të jetë për 17 dhe 18 maj. Sot nga ora 14:00 deri në 20:00, ndërsa nesër 08:00 dhe hapet rruga në 20:00. /Insajderi.com