Ministria e Jashtme e Serbisë: “Pancirët” vijnë në Serbi

Sipas medieve serbe, “Bullgaria më në fund ka dhënë leje për fluturimin e aeroplanit rus nëpër hapësirën ajrore të saj, i cili do të transportojë raketat kundërajrore “Pancir”, të dedikuar për Serbinë.

Ministria e Jashtme e Serbisë: “Pancirët” vijnë në Serbi

“Pas lejes së ministrit të mbrojtjes dhe në koordinim me Ministrinë e Trafikut, në harmoni me procedurën rregullative në fuqi, është dhënë  përgjigjja pozitive për fluturimin e aeroplanit rus i cili do ta transportojë kompleksin kundërajror-raketor “Pancir-S1” për Serbinë”, pretendohet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Të përkujtojmë, dje Këshilli Atlantik në Bullgari ka kërkuar prej ministrive bullgare të mos lejojnë që aeroplani rus të fluturojë nëpër hapësirën ajrore të Bullgarisë./Insajderi.com.