Ministria e Mbrojtjes: Nga tërmeti janë dëmtuar 915 banesa në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes: Nga tërmeti janë dëmtuar 915 banesa në Shqipëri

Gjatë dy ditëve të fundit, nga termetet që kanë ndodhur në Shqipëri, e që  njëri prej tyre ka qenë më i fuqishëm, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ministrija e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhacka, ka bërë një bilanc të situatës pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur vendin.

Në një komunikatë në media Xhacka, tha se dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë qenë më modeste se sa mund të priteshin nga një tërmet i këtyre përmasave, duke theksuar se kryesorja ishte fakti që lëndimet në njerëz nuk ishin serioze.

Ministrja Xhacka, më shumë se 24 orë pas tërmetit, ka dhënë një shifër për numrin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

“Në total janë 915 banesa e pallate të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa familjet që janë prekur nga tërmeti janë kontaktuar dhe vazhdojnë të kontaktohen për t’iu ardhur në ndihmë. Ato ndërtesa që ndërkaq janë të evidentuara me dëmtime më serioze do të verifikohen me prioritet nga ekspertët, të cilët do të japin edhe akt verifikimin teknik që përcakton nëse ato janë të banueshme apo jo”, tha ministrja.