
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po e përcjellë me vëmendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmërimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.
Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit.
Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarrëve në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme.
MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishëkzjarreve janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis.