Ministria u bën thirrje mërgimtarëve: Kujdes me rezervimin e biletave

Ministria u bën thirrje mërgimtarëve: Kujdes me rezervimin e biletave

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka lansuar një video si fushatë njoftuese dhe paralajmëruese për mërgimtarët të cilët donë ta vizitojnë Kosovën.

Duke marrë parasysh se jemi në kohën kur fillojnë pushimet e mërgimtarëve, Ministria e Infrastrukturës ua tërheqë vëmendjen atyre që të ketë kujdes se në cilat kompani po i rezervojnë biletat e fluturimit.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Tani është koha e pushimeve dhe diaspora jonë i drejtohet vendlindjes, Kosovës. Për të gjithë ju të nderuar mërgimtarë, është e rëndësishme të keni kujdes se tek kush avio-kompani bëni rezervimin e biletave. Pushime të këndshme!”, ka tërhequr vërejtjen ministri Lekaj./Insajderi.com