Ministrin e zë gjumi në avion, shikoni çfarë i bën bashkëudhëtarja

Ministrin e zë gjumi në avion, shikoni çfarë i bën bashkëudhëtarja

Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini është kapur në një situatë të sikletshme gjatë një udhëtimi me avion, ku e ka zënë gjumi.

Teksa Salvini ishte duke fjetur në avion, pasagjerja ngjitur me të, një adoleshente e ka fotografuar dhe  ka ngritur gishtin e mesit në drejtim të tij dhe më pas e ka hedhur foton në rrjete sociale, ku ka etiketuar edhe ish-ministrin e Brendshëm italian.

Kjo foto u bë virale, ndërsa Matteo Salvini e ka postuar foton duke shkruar me ironi se është bukur të udhëtosh në shoqërinë e adoleshentëve të edukuar.

“Sa bukur të udhëtosh në shoqërinë e adoleshentëve të edukuar. Dhe, mbase pas kësaj ata do të dalin në shesh për të luftuar urrejtjen dhe dhunën”, ka shkruar Salvini.