Ministrisë së Shëndetësisë i dhurohet donacion 1.5 milionë euro

Ministrisë së Shëndetësisë i dhurohet donacion 1.5 milionë euro

Ministria e Shëndetësisë ka marrë një donacion prej 1.5 milionë euro nga “Fondacioni Soros”, për shoqëri të hapur.

Ministri, Armend Zemaj, është takuar me përfaqësuesin e këtij fondacioni për Kosovën, Luan Shllaku.

“Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve moleculare”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai ka falënderuar Fondacionin për Shoqëri të hapur për këtë fondacion të nevojshëm në kohë pandemie. /Insajderi.com

Donacioni i rradhës na vjen nga Soros. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për…

Gepostet von Armend Zemaj am Donnerstag, 10. September 2020