Ministrja e Drejtësisë paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e drejtorit të SHKK-së

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e drejtorit të SHKK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media ka thënë se kanë evidentuar disa shkelje në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Për këtë do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçit, njofton Insajderi.

Akuza e Haxhiut lidhet me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë e që sipas saj ka “shkelje flagrante” që lidhen me përfitime materiale.

“Çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, me shkelje flagrante. Ajo pronë gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli Viciano. Në lidhje me këtë, Nehat Thaçi ka marrë vendimin për dhënien në shfrytëzim personave juridik nga 1 deri në 15 vite. Një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale”, ka thënë Haxhiu para mediave.

Ajo përmendi edhe disa shkelje që kanë gjetur, si kontrata dhe transfere të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranuar në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues.  Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme”, ka thënë ajo

“Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të Shërbimit Korrektues”, ka deklaruar Haxhiu”. /Insajderi.com