Ministrja Hajdari arsyeton shkarkimet në Postë: Ndaluam degradimin e ndërmarrjes

Ministrja Hajdari arsyeton shkarkimet në Postë: Ndaluam degradimin e ndërmarrjes

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka arsyetuar shkarkimin e menaxhmentit të Postës së Kosovës me “degradimin e ndërmarrjes” gjatë tri viteve të fundit.

Hajdari gjatë konferencë ka thënë se shkarkimi i menaxhmentit të Postës, ishte në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike.

“Sot Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar dhe të thesarit, ka mbajt një mbledhje të rregullt. Ky shkarkim është bërë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari ka deklaruar se raportet e jashtme dhe të brendshme të auditimit tregojnë për humbje të mëdha financiare të ndërmarrjes.

“Reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje, pasi që nga raportet e auditimit shihet se ndërmarrja kishte degraduar në tri vitet e fundit”, ka thënë ministrja e Ekonomisë.

Bordi i përkohshëm i Postës së Kosovës shkarkoi sot nga pozitat: Kryeshefin Ekzekutiv, Shefqet Avdijan dhe Zyrtarin Kryesor Financiar, Behxhet Maliqi. /Insajderi.com