Ministrja Haradinaj-Stublla konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes Kosovës dhe Turqisë

Ministrja Haradinaj-Stublla konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes Kosovës dhe Turqisë

Ministrja e Punëve të Jashme, Meliza Haradianj-Stublla, ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu – ku janë konfirmuar marrëdhëniet e qëndrueshme në mes Kosovës dhe Turqisë.

Në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova pajtoi që ta ketë ambasadën e saj Jerusalem, gjë që solli deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në të cilën thuhet se, “Turqia është shumë e zhgënjyer me Kosovën”.

Por në bisedën telefonike në mes Haradinajt dhe homologut të saj Çavuşoğlum, janë konfirmuar raportet e mira në mes dy vendeve.

“Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.” ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka shtuar se shteti i Kosovës është i përkushtuar që njohjet ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar i saj.

“Ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme.” ka theksuar ministrja Haradinaj. /Insajderi.com

Ministrja Haradinaj-Stublla konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes Kosovës dhe TurqisëPrishtinë 12 shtator 2020 -…

Gepostet von Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo am Samstag, 12. September 2020