Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar se sot e ka marrë djalin e saj nga çerdhja me veturë zyrtare, shkruan Insajderi.
Mirëpo, ajo ka sqaruar se këtë veprim e ka bërë pasi ka qenë e detyruar meqë kishte ende punë në Ministri e Drejtësisë dhe nuk kishte kush ta merrte djalin nga çerdhja.
Më poshtë sqarimi i ministres Haxhiu:
Sqarim për opinionin publik
Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!
Kaq në lidhje me këtë lajm. /Insajderi.com
Ministrja Haxhiu fotografohet duke i marrë fëmijët nga shkolla me veturë të shtetit