Ministrja Hoxha: Skënderbeu na bëri pjesë të pashkëputshme të civilizimit perëndimor

Ministrja Hoxha: Skënderbeu na bëri pjesë të pashkëputshme të civilizimit perëndimor

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka kujtuar ditëlindjen e Heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se lavdia e Skënderbeut është e përjetshme ashtu si vlerat e popullit tonë që kishte atë prijës dhe shembull të përbotshëm për liri.

“Në ditëlindjen e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, rikujtojmë jetën dhe veprën e tij shembullore që na bën krenar dhe pjesë të pashkëputshme të civilizimit perëndimor. Lavdia e Skënderbeut është e përjetshme ashtu si vlerat e popullit tonë që kishte atë prijës dhe shembull të përbotshëm për liri”, ka shkruar Hoxha

Më tutje ministrja Hoxha në llogarinë e saj Facebook, ka thënë se vlerat e Skënderbeut janë të papërsëritshëme dhe se e drejta gjithmonë triumfon.

“Vlerat e personalitetit të papërsëritshëm të Skënderbeut, ishin shembuj ndër shekuj se vetmohimi, uniteti dhe vendosmëria për çështjen e drejtë, gjithmonë ngadhënjen”, ka shkruar Hoxha./Insejderi.com