Ministrja kërkon nga BE-ja që ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave

Ministrja kërkon nga BE-ja që ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, i ka quajtur joracionale dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka thënë se dilemat e tilla e cenojnë rëndë kredibilitetin e BE-së.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Hoxha ka thënë se është mjaft e çuditshme që Kosova po përballet me dilema dhe pasiguri sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Megjithatë, ajo shpreson se BE-ja do t’i përmbahet premtimit për vizat.

Hoxha ka deklaruar se është thelbësore që vendimmarrja për vizat të bëhet në fillim të dhjetorit.

Ajo ka bërë me dije se dështimi eventual i BE-së për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve do ta vinte në pikëpyetje besimin e Kosovës karshi BE-së.