Ministrja promovon Fondacionin e bashkëshortes së liderit të partisë

Ministrja promovon Fondacionin e bashkëshortes së liderit të partisë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka filluar ta promovojë Fondacionin e bashkëshortes së liderit të partisë.

Reshitaj mori pjesë në prezantimin e projektit kulturor me arkitektë të rinj të talentuar nga Kosova që implementohet nga Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra”, para studentëve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, e cila është gruaja e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ka prezantuar mundësinë që studentët të përgatisin projekt-propozime në fushën e arkitekturës ku projekti më i mirë do të shpërblehet me studime falas në Akademia Kulturore Evropiane si dhe pjesëmarrje këtë vit në ngjarjen kolaterale “Neë Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut.

“Reshitaj falënderoi udhëheqësen e fondacionit Maria Pacolli për këtë mundësi për studentët kosovar, për të cilët edhe ajo ofroi përkrahje në zgjerimin e njohurive të tyre profesionale”, thuhet në komunikatë.

“Si ministre kam filluar procedurat për krijimin e odës së arkitekteve ku ju do të kontribuoni drejtpërdrejtë në krijimin e një planifikimi më të mirë hapësinor në Kosovë. Po ashtu, kam marrë vendim për krijimin e hartës zonale të Kosovës, e cila është njëri nga dokumentet kryesore për nivelin qendror të planifikimit hapësinor”, tha Reshitaj.

Reshitaj deklaroi që shumë shpjet Kosova do të ketë ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe kështu do të plotësohet korniza ligjore dhe sigurimet për implementim të plotë në krijimin e një planifikimi të duhur hapësinorë.