Mino Raiola: Ibra luan edhe pesë vite të tjera

Mino Raiola: Ibra luan edhe pesë vite të tjera

Mino Raiola është kurorëzuar me çmimin menaxheri më i mirë i vitit në ceremoninë e “Golden Boy”. Agjenti italian ka folur për mediat rreth lojtarëve të tij, duke u ndalur te ai që po i thyen të gjitha rregullat e futbollit, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi po shkëlqen me Milanin, pavarësisht se mbi supe ka plot 39 vite, njofton Insajderi.

Raiola duket i bindur se gjiganti i sulmit të “kuqezinjve” mund të luajë edhe për pesë vite të tjera. Më tej shton se shumë lojtarë të tjerë mbërrijnë në moshën e Ibrahimoviç tepër të lodhur, por ky nuk është rasti i futbollistit nga Suedia.

“Ibrahimoviç e di të vërtetën, ne gjithmonë kemi këtë marrëdhënie në të cilën ju kurrë nuk e dini se kush bëri çfarë, por ai e di që luan vetëm sepse unë dua unë (qesh). Në karrierën time kam parë shumë lojtarë që kanë mbushur moshën i Zlatanit të lodhur dhe pothuajse më vinte keq që i bëja të vazhdonin. Unë kurrë nuk e kam parë këtë lodhje tek ai. Për mua ai mund të luajë lehtësisht edhe për pesë vjet”, citohet të ketë thënë Raiola.

“Një njeri që rikuperohet nga dëmtimi ashtu siç bëri nuk mund të ndalet. Sjellja e tij në MLS kishte humbje kohe. Pastaj më pas ai do të marrë një rol të rëndësishëm, ndoshta president i UEFA-s, për ta bërë atë të ndryshojë futbollin. Me Zlatanin kemi pasur aventura unike. Ai nuk është aq i vështirë sa duket, është shumë më pak i vështirë se sa tregon”, shprehet Mino Raiola. /Insajderi.com