Miranda tregon të vërtetën rreth ndarjes nga Lumi B

Miranda tregon të vërtetën rreth ndarjes nga Lumi B

Partnerja e reperit Lumi B, Miranda Mehmeti, është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale për shkak edhe të famës që ka burri i saj, shkruan Insajderi.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, ku shumica e personave që kanë ndikim janë duke përdorur si metodë për bashkëbisedim më ndjekësit e tyre.

Një ndër pyetjet e parashtruara kishte të bënte me bashkëshortin e saj, duke qenë se rrallë publikojnë imazhe së bashku.

“Pse me të tregu drejt tepër rrallë bëjmë fotografi, nuk jemi ne çift i Instagramit. Edhe ato që i bëjmë i kemi kujtim në telefonat tonë. Faleminderit”, ka qenë përgjigja e Mehmetit.

Miranda dhe Lumi ndryshe janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Blini./Insajderi.com