Miratohet fondi për mbështetjen e partive politike

Miratohet fondi për mbështetjen e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin për mbështetjen e partive politike në mbledhjen e mbajtur sot, transmeton Insajderi.

Ky fond i miratuar parasheh që për këta dy muaj të jetë 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara në zgjedhjet paraprake.

KQZ njoftoi se kanë 28 aplikacione të partive politike, duke shtuar se në lista zgjedhore nuk ka pasur përmirësime sa i përket përfshirjes së barabartë të kandidatëve të dy gjinive në zgjedhje, raporton EO.

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondin për financimin e partive politike, që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, ka thënë Ylli Buleshkaj, nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /Insajderi.com