Miratohet mocioni i LDK-së që dënon gjuhën e Haradinajt – “Punë e madhe që jonë vra të LDK-së”

Miratohet mocioni i LDK-së që dënon gjuhën e Haradinajt – “Punë e madhe që jonë vra të LDK-së”

Me 68 vota për, një kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin përmbajtjesor me të cilin dënohet gjuha e përdorur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Mocionin e ka paraqitur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare.

Ky është teksti i mocionit:

Kuvendi i Kosovës dënon gjuhën fyese nga përfaqësuesi i OVL-UÇK për vrasjet politike të LDK-së. Kuvendi i Kosovës kërkon nga drejtësia që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat që vrasjet politike  të LDK-së të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri politike. Vetëm zbulimi i vrasjeve dhe krimeve të tjera garanton zhvillimin e Kosovës ku sundon ligji dhe e drejta.