Miratohet ndryshimi i ligjit për Përgjegjësi diciplinore të Gjyqtarëve e Prokurorëve dhe raportin vjetor të Agjencisë për Informim e Privatësi

Miratohet ndryshimi i ligjit për Përgjegjësi diciplinore të Gjyqtarëve e Prokurorëve dhe raportin vjetor të Agjencisë për Informim e Privatësi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozimin dhe ndryshimin e ligjit për Përgjegjësi diciplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, njofton Insajderi.

Ky propozim është miratuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që është vazhdimësi e asaj të ditës së premte, ku po diskutohet mbi situatën ekonomike.

“73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miraton propozim ndryshimin e ligjit për përgjegjësitë diciplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci për pikën e dytë të rendit të ditës.

Me fjalën e Bogujevcit, është kaluar në pikën tjetër për shqyrtimin e Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, për çka pas diskutimeve të deputetëve, të njëjtit kanë ngritur dorën për votim e këtij raporti.

Nga 76 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, të gjithë nga ta kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar gjatë votimit për raportin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

“Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi miratoi raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020”, tha Bogujevci. /Insajderi.com