Miratohet – në komision – projektligji për pandeminë

Miratohet – në komision – projektligji për pandeminë

Anëtarët e të gjitha partive politike që janë pjesë e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në parim kanë votuar pro Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ata kërkuan nga akterët përgjegjës që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë, njofton Insajderi.

Kryetarja e këtij komisionit, Albena Reshitaj ka shprehur gatishmërinë e të gjithëve për të kontribuar që ky projektligj të jetë sa më i plotë.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili derisa i ka dhënë komentet e tij për këtë projektligjit tha se në parim është pro këtij projektligji, por kërkoi që ky ligj mos të bëhet sa për sy e faqe.

Ai tha se ky ligj duhet të jetë edhe në shërbim të sistemit dhe stafit shëndetësor./Insajderi.com