Miratohet programi i Qeverisë Kurti

Miratohet programi i Qeverisë Kurti

Qeveria ka miratuar programin qeverisës për katër vjetët e ardhshme.

Në këtë votim, të gjithë ishin pro përveç ministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili abstenoi nën arsyetimin se nuk e ka marrë me kohë programin.

Një prej pikave të programit Qeverisës ka qenë edhe përgatitja e padisë për Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, derisa janë përmendur edhe disa pika të tjera.

“Po paraqes disa prej zotimeve në vijim dhe përmbajtjes kryesore të programit tonë – Do të ndërmarim Vetting në drejtësi e prokurori dhe pozitat e larta në polici dhe inteligjencë. Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme, sepse do të reformojë skemat sociale dhe do të aktivizojmë fuqinë punëtore. Do të rishikojmë skemat e asistencës dhe do të reformojmë sistemin pensional. Do të sigurojmë shtesat për fëmijët, punësim të garantuar sezonal për një anëtar të familjes dhe rimbursim për familjet e varfra”, tha Kurti./Insajderi.com