Miratohet raporti i vlerësimit financiar të komunave – Rakiq pyet Muratin: Për cilën Mitrovicë po e shqyrton kërkesën?

Miratohet raporti i vlerësimit financiar të komunave – Rakiq pyet Muratin: Për cilën Mitrovicë po e shqyrton kërkesën?

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë pikat e rendit të ditës së mbledhjes së tretë të mbajtur sot, njofton Insajderi.

– Shqyrtimi i Raportit te Vlerësimit të Përshtatshmërisë së sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2020.

– Shqyrtimi i Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunën e Mitrovicës pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2021 nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës më datë 04.02.2021.

– Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Koordinatorit Nacional për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

– Shqyrtimi i Propozim Vendimit për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat.

– Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbështetjen e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj katër personave dhe një etniteti kinez të përfshirë në abuzime dhe shkelje të te drejtave të njeriut – ishin pesë pikat e ditës të cilat morën votat e kabinetit qeveritar.

Hekuran Murati, ministër i Financave sa i përket këtij rendi të parë të ditës tha që duke pasur parasysh të hyrat dhe shpenzimet e vitit 2020, komunat duhet të raportojnë buxhetimin e tyre dhe vlerësimin e sistemit e të financimit të tyre.

Ndërsa, sa i përket pikës së dytë, para se të votohej kjo pikë – ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka kërkuar sqarime nga ministri Murati se për cilën pjesë të Mitrovicës bëhet fjalë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se po fliste për Mitrovicën e Jugut. /Insajderi.com